Bie në pranga i riu që rrahu motrat e tij në Gjakovë, dërgohet prapa grilave

Kronikë e zezë

Bie në pranga i riu që rrahu motrat e tij në Gjakovë, dërgohet prapa grilave

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 16:23
Ilustrim

Gazeta gjatë ditës së djeshme raportoi për një rast të dhunës në familje, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy motrat e tij, e më pas vetë është arratisur për në drejtim të panjohur.

Burimet bëjnë me dije se pas veprimeve të ndërmarra nga Policia, është arritur që të lokaliziohet vendndodhja e të dyshuarit dhe i njëjti është arrestuar.

28-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Kujtojmë se burimet e Sinjalit kanë zbardhur detaje nga dëshmia e vajzave, njëra prej tyre e mitur, të cilat kanë bërë me dije se vëllai i tyre i madh, për shkaqe xhelozie i ka sulmuar fizikisht.

Viktimat kanë marrë lëndime trupore si pasojë e dhunës fizike me të cilën u përballën dhe të njëjtat kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat