Gjenden tri vetura të vjedhura në Gjakovë

Kronikë e zezë

Gjenden tri vetura të vjedhura në Gjakovë

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Janë gjetur dje tri vetura të vjedhura në Gjakovë.

Sipas policisë, të gjitha rastet kishin ndodhur dje.

Njoftimi i plotë:

VJEDHJE E VETURËS -GJETUR

Fsh. Cërmjan, Gjakovë  07.02.2024-07:20.  Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar në një parking.  Rreth orës 23:50 vetura është gjetur e braktisur.

Rr. Londra, Gjakovë  07.02.2024-16:45.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar para shtëpisë së tij. Rreth orës 22:29 vetura është gjetur e braktisur.

Rr.Ëesli Klark, Gjakovë 07.02.2024- 21:50.  Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar në një parking. Rreth orës 23:15 vetura është gjetur e braktisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat