Ky është shoferi i postës ‘Beki’ që raportoi rrejshëm që u grabit, e largojnë nga puna – përfundon në ndalim

Kronikë e zezë

Ky është shoferi i postës ‘Beki’ që raportoi rrejshëm që u grabit, e largojnë nga puna – përfundon në ndalim

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Pas hetimit që nisi për një rast të grabitjes që u denoncua para disa ditësh në Policinë në Mitrovicë nga një shofer i postës së shpejtë “Beki” u zbulua se ishte raportim i rrejshëm. I dyshuari ia bëri gropën vetes, ku për pasojë përfundoi në prangat e Policisë dhe e humbi vendin e punës.

Siç merr vesh media, i riu që u arrestua për këtë rast është Premton Haziri, që tashmë ndodhet në ndalim policor, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Lajmërim i rremë” dhe ”Keqpërdorim i besimit”.

I dyshuari fillimisht kishte denoncuar në Polici se derisa ndodhej në Zhabar të Mitrovicës, është përballur me dy persona të maskuar, që ia plaçkitën rreth 6 mijë euro.

Por pasi rasti u iniciua, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe në bazë edhe të provave të ofruara nga kompania, rezultoi se nuk bëhej fjalë për grabitje.

Pronari i kompanisë, ka deklaruar se kanë deponuar dëshmi në Polici, të cilat e dëshmojnë se shoferi në fjalë nuk është grabitur.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Hetuesit rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, dy ditë më parë kishin nisur hetimet për veprën ‘grabitje’ të raportuar nga viktima/tashmë i dyshuari i cili kishte deklaruar se me datën 06 shkurt 2024, rreth orës 22:56, në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ishte ndaluar nga dy persona të dyshuar, njëri nga ta i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë e parave.

Pas procedimit me vendin e ngjarjes me autorizim të prokurorit hetuesit kishin nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit, të cilët gjatë hetimeve kanë arritur të sigurojnë dëshmi dhe të zbulojnë se nuk ekziston asnjë provë që në kohën e raportimit të veprës të ketë ndodhur ‘grabitja’. Kjo ka rezultuar që viktima/tashmë i dyshuari P. H., 26 vjeçar, të ketë lajmëruar rrejshëm.” – ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat