I mituri sulmon me thikë dy të tjerë në Lipjan

Kronikë e zezë

I mituri sulmon me thikë dy të tjerë në Lipjan

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Një i mitur është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një armë të ftohtë (thikë) dy persona të tjerë të mitur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën “Avdi Kelmendi”, në Lipjan.

Tutje bëhet e ditur se viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas trajtimit  mjekësor me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një armë te ftohtë (thikë) dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur. Viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas trajtimit  mjekësor me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat