Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Prishtinë, dyshohet se është marrë me trafikim njerëzish

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Prishtinë, dyshohet se është marrë me trafikim njerëzish

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë në Prishtinë, pasi e njëjta dyshohet se është marrë me trafikim njerëzish.

Arrestimi i saj ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 13:30.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të cekur si dhe është identifikuar një viktimë e supozuar e trafikimit”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat