Ky është 25-vjeçari që po kërkohet për shitblerje të drogës, ia gjetën në villë mbi 2 kg heroinë

Kronikë e zezë

Ky është 25-vjeçari që po kërkohet për shitblerje të drogës, ia gjetën në villë mbi 2 kg heroinë

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Një aksion i Antidrogës i zhvilluar të premten në disa lokacione në Gjilan rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për sekuestrimin e mbi 2 kilogramë heroinë dhe marihuanësë I dyshuari për shitblerje të drogës tashmë është shpallur në kërkim policor.

Media ka mësuar se i dyshuari që po kërkohet nga Policia është Alban Aliu, 25-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, Aliu qe një kohë dyshohet se merrej me shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotikë në Kosovë, por edhe jashtë vendit.

Droga është gjetur në villën e të dyshuarit në fshatin Shurdhan, teksa janë sekuestruar edhe disa vetura në pronësi të tij.

Hetimi lidhur me rastin do të vazhdojë nga Njësia e Antidrogës, teksa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të kapet i dyshuari.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat