Vdes një person në një vend punishte në Skenderaj

Kronikë e zezë

Vdes një person në një vend punishte në Skenderaj

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën sot rreth orës 13:43 në një vend punishte në fshatin Qirez të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij viktima ka humbur jetën në rrethana tani për tani ende të pa sqaruara.

“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43 është raportuar se në një vend punishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore”, ka thënë Zahiti.

Ai po ashtu ka thënë se njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat