Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Kaçanik

Kronikë e zezë

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Kaçanik

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 21:33
Dënimi

Policia Rajonale e Komunikaciomit Rrugor, me datën 11.02.2024 rreth orës 20:20 në rrugën magjsitrale Ferizaj-Kaçanik, në afërsi të pikës së karburantit " Ballkani Petrol" ka ndaluar shoferin SH.B (M/K) i moshës 28 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 128 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat