Lëshoi çeqe pa mbulesë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Lëshoi çeqe pa mbulesë, arrestohet një person

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 17:45
Ilustrim

Është arrestuar një person pasi dyshohet se kishte lëshuar çeqe pa mbulesë dhe kishte ndërhyrë në sisteme kompjuterike, raporton teve1.info

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, derisa rasti ka të bëjë me një operacion të policisë i cili ishte zhvilluar në 14 lokacione vitin e kaluar.

“Sot më datë 12.02.2024, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar se është përfshirë në veprat penale: ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’ dhe ‘hyrje në sistemet kompjuterike’.

Personi i arrestuar sot me urdhër të Prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje prej 48 orëve për procedura të mëtejme ligjore”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat