Kërcënoi vëllain me vrasje, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Kronikë e zezë

Kërcënoi vëllain me vrasje, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Gjilan, ku një person ka kërcënuar vëllanë me vrasje.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, mirëpo i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë, në mbikëqyrje të policisë.

“Gjilan 10.02.2024 – 13:30. Më 13.02.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte kanosur se do ta vrasë vëllain e tij”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat