Zbulohen motivet e plagosjes në Prishtinë, dy të plagosurit janë burrë dhe grua – këta janë dy të dyshuarit

Kronikë e zezë

Zbulohen motivet e plagosjes në Prishtinë, dy të plagosurit janë burrë dhe grua – këta janë dy të dyshuarit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 22:35 Përditësuar në ora: 00:49 më 16.02.2024
Foto ilustrim

Detaje për gjendjen shëndetësore të burrit dhe gruas të plagosur në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të plagosur në orët e mbrëmjes të së mërkurës në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor M.T dhe A.T.

Lidhur me gjendjen e tyre kanë dhënë detaje nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.

Mjeku kujdestar, Agron Çitaku, tha se burri dhe gruaja janë trajtuar dhe janë liruar në shtëpi.

Lidhur me rastin janë arrestuar edhe tre persona të dyshuar.

Deri tek incidenti ka ardhur pasi palët e përfshira e kishin pasur mes vete më herët, e që kishte eskaluar edhe në përleshje fizike.

Detaje ekskluzive: Ky është motivi i incidentit te ‘Xhambazët’ ku u përfshinë dy familje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte te market ‘Toni’ në lagjen “Bregu i diellit” në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, teksa tre të dyshuar janë arrestuar.

Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia, ndërsa është publikuar identitetin e personave të përfshirë në këtë incident.

Sipas informacioneve të para, palët e përfshira, të dyshuarit Gentian Makolli dhe G. Makolli (i mitur) në njërën anë dhe viktimat që u plagosën Mehmet Metolli e Ataola Tahiri, dyshohet se kanë pasur një konflikt të mëhershëm që tentuan t’i japin fund sonte.

Mediai ka mësuar se dy familjet kanë pasur probleme të mëhershme dhe vendosën që të pajtohen, por që gjithçka eskaloi papritmas dhe u shkrep arma e zjarrit.

Njëri nga të dyshuarit për plagosjen e çiftit në Prishtinë është emër i njohur për Policinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte te market ‘Toni’ në lagjen “Bregu i diellit” në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, teksa tre të dyshuar janë arrestuar. Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia, ndërsa meida ka publikuar identitetin e personave të përfshirë në këtë incident.

Sipas informacioneve të para, palët e përfshira, të dyshuarit Gentian Makolli dhe G. Makolli (i mitur) në njërën anë dhe viktimat që u plagosën Mehmet Metolli e Ataola Tahiri (burrë e grua), dyshohet se kanë pasur një konflikt të mëhershëm që tentuan t’i japin fund sonte.

 Mësohet se dy familjet kanë pasur probleme të mëhershme dhe vendosën që të pajtohen, por që gjithçka eskaloi papritmas dhe u shkrep arma e zjarrit.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari Gentian Makolli është emër i njohur për Policinë, për shkak të përfshirjes së tij në vepra të ndryshme penale.

Këta janë të dyshuarit për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte te ‘Xhambazët’ në lagjen “Bregu i diellit”, në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, teksa tre të tjerë janë arrestuar.

Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia, ndërsa janë zbuluar detaje të reja.

Media ka mësuar ekskluzivisht se personat e arrestuar janë Gentian Makolli, i moshës madhore dhe G. Makolli, i mitur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Dy të plagosurit në Prishtinë mes vete janë burrë dhe grua

Dy persona janë plagosur sonte në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Media raporton se relacioni i dy të plagosurve është burrë dhe grua.

Palët e përfshira në rast kanë pasur mosmarrëveshje mes vete, gjë që ka rezultuar edhe me përleshje fizike.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Plagosen dy persona në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar

Dy persona janë plagosur sonte në Breg të Diellit në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila tha se rreth orës 21:00 kanë marrë informata për një plagosje me armë zjarri.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen,” tha ajo.

Tutje, Ahmeti tha se sipas të dhënave fillestare dyshohet se me armë janë plagosur dy persona, që janë dërguar për tretman mjekësor, si dhe për këtë rast deri më tani janë arrestuar tre persona të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat