Ishte raportuar si i zhdukur më herët, gjendet në Merdar

Kronikë e zezë

Ishte raportuar si i zhdukur më herët, gjendet në Merdar

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Një person i raportuar si i zhdukur, është gjetur në pikën kufitare në Merdar.

Kjo pasi ai u ndalua nga policia në këtë pikë të premten.

Policia gjatë verifikimit ka parë se personi kërkohej nga gjykata dhe se më parë ishte raportuar i zhdukur.

I njëjti i është dorëzuar hetimeve rajonale Prishtinë i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.

“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar i cili  gjatë verifikimit ka rezultuar person i kërkuar nga gjykata ndërsa kohë më parë ishte raportuar  si person i zhdukur.  I njëjti i është dorëzuar hetimeve rajonale Prishtinë i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat