Prishtinë, një muaj paraburgim të arrestuarit për shitje të drogës

Kronikë e zezë

Prishtinë, një muaj paraburgim të arrestuarit për shitje të drogës

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit G.K. për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

Në njoftimin e Gjykatë Themelore në Prishtinë thuhet se Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit G.K.

Për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par 1 të KPRK-së të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit G.K iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 , pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat