“Vrasje e rëndë në tentativë”, në Prishtinë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

“Vrasje e rëndë në tentativë”, në Prishtinë, policia jep detaje

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Një person ka raportuar për dyshimin se persona të panjohur i kanë montuar diçka të dyshimtë në veturën e tij të parkuar.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se pas daljes në vendin e ngjarjes, njësiti përkatës e ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura pa incidente.

Policia rastin e ka cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.

Rasti vazhdon në procedurë hetimore, thuhet në njoftimin e policisë.

“Prishtinë / 17.02.2024 – 19:40.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur dyshohet se i kanë montuar diçka të dyshimtë në veturën e tij të parkuar. Njësitet relevante policore, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe prokurori kujdestar për krime të rënda kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku njësiti i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura, në mënyrë të sigurt dhe pa incidente. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat