Kryen vazhdimisht dhunë fizike e psikike ndaj gruas, arrestohet burri në Deçan

Kronikë e zezë

Kryen vazhdimisht dhunë fizike e psikike ndaj gruas, arrestohet burri në Deçan

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Është arrestuar një burrë në Deçan, i cili dyshohet se në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas të tij.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër kosovare.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat