​Rrahje, goditje të qëllimshme me veturë dhe të shtëna me armë nga policia në Lipjan

Kronikë e zezë

​Rrahje, goditje të qëllimshme me veturë dhe të shtëna me armë nga policia në Lipjan

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 19:50
Policia e Kosovës

Një rrahje në mes disa persona ka ndodhur në mesditë në Lipjan, ku si pasojë është lënduar një person. Rrahja ka vazhduar edhe në afërsi të stacionit të policisë në Lipjan, ku njëri nga personat e dyshuar me automjet ka goditur qëllimisht dy persona , të cilët kanë pësuar lëndime.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se sot rreth orës 14:00, kanë pranuar informatën për një rrahje në fshatin Rusinovc të Lipjanit.

Sipas saj, në rast kanë qenë të përfshirë disa persona, ku njëri nga ta është lënduar.

“Personat e dyshuar kanë vazhduar mosmarrëveshjen edhe në afërsi të stacionit të policisë në Lipjan, ku njëri nga personat e dyshuar me automjet ka goditur qëllimisht dy persona , të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Përgjatë përpjekjeve për të menanaxhuar dhe futur nën kontroll situatën një nga zyrtarët policor ka shtënë në ajër. Lidhur me këtë rast në cilësinë e personave të dyshuar po intervistohen katër persona, ndërkohë që hetuesit në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat