Një person dyshohet se vdiq duke u munduar ta shuajë zjarrin në një fushë

Kronikë e zezë

Një person dyshohet se vdiq duke u munduar ta shuajë zjarrin në një fushë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Një person dyshohet se ka vdekur duke u munduar ta shuajë zjarrin që ishte duke u djegur në një fushë të lirë në fshatin Rezall.

Policia njofton përmes raportit se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Pas pranimit të një informate për një person të lënduar, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku në një fushë kanë hasur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. 

Dyshohet se viktima ka vdekur duke u munduar ta shuaj  zjarrin që  ishte duke u djegur një  fushë e lirë dhe një pjesë e pyllit (malit) pronë e tij,  e cila është lokalizuar nga njësiti zjarrfikës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat