Burri shqetëson gruan me të cilën është në proces shkurorëzimi, intervenon Policia

Kronikë e zezë

Burri shqetëson gruan me të cilën është në proces shkurorëzimi, intervenon Policia

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre.

Me një situatë të tillë është përballur mbrëmë një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

Media mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në sheshin ‘Xhorxh Bush’, ku viktima po qëndronte me vajzën e saj. E në ato momente ishte afruar edhe i dyshuari, i cili kishte tentuar që ta kap vajzën, duke shkaktuar shqetësim tek ajo.

Viktima ka deklaruar se me të dyshuarin është në proces shkurorëzimi që nga viti i shkuar.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat