Grabitje në barnatoren ‘Melisa’ në Prishtinë, hajni merr mbi 20 paketime me metadon dhe zhduket

Kronikë e zezë

Grabitje në barnatoren ‘Melisa’ në Prishtinë, hajni merr mbi 20 paketime me metadon dhe zhduket

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:18
Barnatore “Melisa”

Barnatoret shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët arrijnë që herë të vetëm e herë në grup të vjedhin e të grabisin shumë të mëdha parash. Raste të tilla po krijojnë pasiguri dhe frikë për punëtorët, të cilët përballen me grabitësit që i kërcënojnë edhe me armë.

Kështu ka ndodhur edhe sot, në barnatoren “Melisa” në Prishtinë, ku një person akoma i paidentifikuar ka arritur të kryejë grabitje.

Siç merr vesh media i dyshuari është futur në barnatore dhe ka marrë shiringa dhe mbi 20 paketime me metadon, që kapin vlerën e rreth 700 eurove dhe më pas ka arritur të zhduket me shpejtësi.

Posa rasti është denoncuar në Polici, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është marrë deklarata e punëtores dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me t’u përfunduar procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim dhe veprimet e tjera do të ndërmerren pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga barnatorja ‘Melisa’ po që nuk kanë dhënë detaje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat