Grabitet një barnatore në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Grabitet një barnatore në Prishtinë, Policia jep detaje

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 18:31
Barnatore “Melisa”

Një person dyshohet se nën kërcënimin e armës së ftohtë ka grabitur një barnatore në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Rastin e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.

Ajo ka thënë se janë grabitur një sasi e barnave dhe shiringave në vlerë rreth 800 euro.

“Sot rreth orës 09:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës së ftohtë ka grabitur sasi të barnave dhe shiringave (në vlerë rreth 800 euro). Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat