Dhunë në një familje në Lipjan, burri e bën për spital bashkëshorten e tij

Kronikë e zezë

Dhunë në një familje në Lipjan, burri e bën për spital bashkëshorten e tij

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 09:20
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një grua në fshatin Magurë të Lipjanit, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

Burimet kanë bërë me dije se 23-vjeçarja ka deklaruar që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për dy ditë me radhë. Si pasojë e dhunës së përjetuar, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku mes të tjerash edhe ai e ka akuzuar bashkëshorten e tij për dhunë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 26-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat