Ky është 30-vjeçari nga Vitia që gjuajti mbi 20 herë me kallashnikov, përfundon në ndalim policor

Kronikë e zezë

Ky është 30-vjeçari nga Vitia që gjuajti mbi 20 herë me kallashnikov, përfundon në ndalim policor

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Edhe incidentet kur përdoren armët janë mjaft të shpeshta, sidomos nga personat e moshave të reja. Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në fshatin Budrikë e Epërme në Viti, ku pati të shtëna me armë zjarri.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 30-vjeçar po dyshohet se ka gjuajtur me kallashnikov mbi 20 herë, për motive akoma të panjohura.

Media mëson se i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë lidhur me këtë rast është Meriton Sylejmani, i cili ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjilan, me ç’rast është bërë e ditur se arma AK-47 dhe gëzhojat janë konfiskuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me një set për pastrim dhe 23 copë gëzhoja cal-7.62 mm. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat