Kërkohej me urdhër arrest, i dënuari për kultivim të narkotikëve kapet në Rahovec dhe dërgohet në burg

Kronikë e zezë

Kërkohej me urdhër arrest, i dënuari për kultivim të narkotikëve kapet në Rahovec dhe dërgohet në burg

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 07:48
Ilustrim

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, gazeta mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Njëri prej tyre, siç mëson Sinjali është E.Mustafa, i cili është kapur të enjten në Rahovec, pasi ndaj kishte urdhëresa aktive për arrestim dhe ndalim.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat