Përleshje afër shkollës në fshatin Damjan të Gjakovës, një nxënës dyshohet se u sulmua me thikë

Kronikë e zezë

Përleshje afër shkollës në fshatin Damjan të Gjakovës, një nxënës dyshohet se u sulmua me thikë

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 07:50
Ilustrim

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave apo edhe në afërsi të tyre.

Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në afërsi të shkollës në fshatin Damjan në Gjakovë, ku për pasojë një nxënës ka pësuar lëndime trupore.

Siç mëson gazeta viktima 16-vjeçar është përfshirë në rrahje me disa persona, akoma të paidentifikuar, të cilët po dyshohen se e kanë sulmuar me një mjet të mprehtë.

I mituri është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se personat e dyshuar ende nuk janë zbuluar, teksa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat