Nga xhelozia i bën për spital gruan dhe vajzën, 47-vjeçari në Rahovec përfundon prapa grilave

Kronikë e zezë

Nga xhelozia i bën për spital gruan dhe vajzën, 47-vjeçari në Rahovec përfundon prapa grilave

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 13:57
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Sinjali mëson se një ngjarje e tillë ka ndodhur të enjten në mbrëmje në një familje në Rahovec, ku një 47-vjeçar po dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari e ka rrahur gruan dhe të bijën teksa ishin në shtëpinë e tyre, ku fillimisht kanë pasur konflikt verbal e më pas i ka sulmuar.

Motivi i rastit, sipas informacioneve të para lidhet me xhelozinë nga ana e të dyshuarit.

Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra nga dhuna, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat