Kërcet grushti në Gjakovë: 42-vjeçari rrah një burrë, zbulohet shkaku

Kronikë e zezë

Kërcet grushti në Gjakovë: 42-vjeçari rrah një burrë, zbulohet shkaku

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpeshherë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Një konflikt fizik ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 42-vjeçari e ka sulmuar viktimën pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën, duke e akuzuar se i kishte bërë një fotografi.

Si pasojë e dhunës, 45-vjeçari ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat