Ishte duke realizuar një kronikë rreth ndërtimit të një objekti fetar në Klinë, kanoset një gazetare

Kronikë e zezë

Ishte duke realizuar një kronikë rreth ndërtimit të një objekti fetar në Klinë, kanoset një gazetare

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një gazetare ka deklaruar në polici se derisa ka qenë duke e realizuar një kronikë rreth ndërtimit të një objekti fetar është kanosur nga një person.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:20 në fshatin Klinë e mesme.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare (gazetare) ka deklaruar në polici se derisa ka qenë duke e realizuar një kronikë rreth ndërtimit të një objekti fetar është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat