Voziti mbi 260 km/h në zonën e kufizimit 100 km/h, dënohet me 300 euro dhe i merret patentë shoferi

Kronikë e zezë

Voziti mbi 260 km/h në zonën e kufizimit 100 km/h, dënohet me 300 euro dhe i merret patentë shoferi

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 16:20
Ilustrim

Policia Rajonale e Trafikut në Gjakovë ka shqiptuar dënim ndaj shoferit që voziti mbi 260 km/h në zonën e kufizimit 100 km/h, në fshatin Mleqan të Malishevës, pamje këto që u bënë publike në rrjete sociale.

Siç ka njoftuar Policia, i dyshuari është dënuar me 300 euro gjobë, tri pikë negative dhe i është marrë patentë shoferi.

“Me datën 08.02.2024 në një video incizim të shpërndarë në rrjete sociale ishte publikuar vetura BMW e cila në fshatin Mleqan-Malishevë, drejtohej me shpejtësi 263 km/h, në zonën e kufizuar të shpejtësisë në 100 km/h.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka ndërmarr masat e duhura operative dhe hetimore dhe ka arritur të identifikoj veturën dhe shoferin i cili kishte bërë kundërvajtjen. Të njëjtit, në përputhje me ligjin për trafikun rrugor, ju është shqiptuar gjoba treqind (300) euro, tri (3) pikë negative si dhe ju është shqiptuar edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat