E rrahu gruan me të cilën bashkëjeton, gjakovari përfundon në prangat e Policisë

Kronikë e zezë

E rrahu gruan me të cilën bashkëjeton, gjakovari përfundon në prangat e Policisë

Më: 1 mars 2024 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë edhe një grua nga Gjakova, e cila e ka raportuar burrin me të cilin ka bashkëjetuar qe një periudhë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Me t’u përfunduar procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat