​Përfshihet nga zjarri banesa në Prishtinë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

​Përfshihet nga zjarri banesa në Prishtinë, policia jep detaje

Më: 1 mars 2024 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në një ndërtesë në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

Ajo shtoi se deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, konfirmoi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat