Mosmarrëveshja në trafik përcillet me kanosje me armë zjarri në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshja në trafik përcillet me kanosje me armë zjarri në Fushë-Kosovë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Pas një mosmarrëveshjeje në trafik është arrestuar një burrë në Fushë-Kosovë.

Ai dyshohet se kanosi me armë zjarri një person tjetër.

Policia bën të ditur se të dyshuarit iu kontrollua makina ku iu gjetën dhe sekuestruan një pistoletë me 13 fishekë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat