25 vjeçari rrihet keq - i grabiten varësja e 10 mijë eurove, portofoli e telefoni

Kronikë e zezë

25 vjeçari rrihet keq - i grabiten varësja e 10 mijë eurove, portofoli e telefoni

Më: 2 mars 2024 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Një 25 vjeçar është rrahur dhe grabitur mbrëmë pas mesnate nga tre persona në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në ora 01:25 minuta.

25 vjeçari ka deklaruar në Policinë e Kosovës se me forcë atij i është grabitur një varëse që thotë se ka pasur vlerë 10 mijë euro, portofoli dhe telefoni.

Burime brenda autoriteteve të sigurisë bëjnë të ditur se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes dhe është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima në Polici i ka përshkruar grabitësit të veshur me duksa, sipas tij, dy me ngjyrë të zezë dhe njëri me ngjyrë kafe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat