Burri në Prishtinë shkel urdhrin e mbrojtjes, e kërcënon gruan se do ta mbysë atë dhe veten

Kronikë e zezë

Burri në Prishtinë shkel urdhrin e mbrojtjes, e kërcënon gruan se do ta mbysë atë dhe veten

Më: 2 mars 2024 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë  në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Si pasojë e dhunës, shumë gra pajisen edhe me urdhër të mbrojtjes nga Gjykata, mirëpo as kjo nuk respektohet gjithmonë nga burrat.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të shqetësimit që ia ka shkaktuar bashkëshorti i saj.

Bazuar në dëshminë e 40-vjeçares, ajo është e pajisur me urdhër të mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata, mirëpo kjo nuk e ka ndalur të dyshuarin që ta kërcënojë se do ta mbys atë dhe më pas veten.

Si rezultat i denoncimit, 40-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Mospërfillje e Gjykatës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat