Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

Kronikë e zezë

Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

Më: 2 mars 2024 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete sot (e shtunë) në orët e pasdites, në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, rreth orës 14:15 në rrugën ‘Rifat Berisha’ në Prizren, është raportuar se në garazhet e një objekti gjendet një trup I shtrirë në tokë, policia dhe emergjenca kane dal ne vendngjarje, në vendngjarje nga ekipi i mjekëve të emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës (I.J.1971)”, ka deklaruar Bytyqi.

Ai tha se policët hetues kanë mbledhë provat dhe dëshmitë.

Në mesin e dëshmive gjenden edhe disa dokumente mjekësore të viktimës e që dyshohet se i njëjti ka pas probleme kardiovaskulare”, ka thënë Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të konstatuar shkakun e vdekjes.

“Lidhur me rastin nga policia është hap rast hetim i vdekjes”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat