Burrit në Prishtinë ia vjedhin zingjirin nga qafa, telefonin dhe kuletën me dokumente personale

Kronikë e zezë

Burrit në Prishtinë ia vjedhin zingjirin nga qafa, telefonin dhe kuletën me dokumente personale

Më: 3 mars 2024 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një burrë ka raportuar se tre persona të panjohur ia kanë grabitur një varëse në qafë, një telefon dhe kuletën me dokumente personale.

“GRABITJE- Prishtinë / 02.03.2024 – 01:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se tre persona të pa njohur me forcë i kanë grabitur një zinxhir të qafës, një telefon dhe kuletën me dokumente personale.

Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Rasti është duke u hetuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat