Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë për dhunë në familje dhe përdorim të armës

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë për dhunë në familje dhe përdorim të armës

Më: 4 mars 2024 Në ora: 00:05
Ilustrim

Në Stacionin Policor në Gjakovë, me datën 01.03.2024 viktima femër kosovare kishte raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i saj), i kishte shkaktuar dhunë psikike.

Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë filluar me hetimin e rastit.

Pas një pune operative dhe hetimore, sot (03.03.2024) ka rezultuar me lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1991.

“Lidhur me rastin e raportuar hetuesit policor, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari, përveç që dyshohej për dhunë në familje, kishte edhe armë në mënyrë të paautorizuar, me ç’rast në posedim të tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë ajrore dhe një armë zjarri e shkurtër (pistoletë) me një karikator”, njofton Policia e Kosovës.

Pistoletën dyshohet se e kishte përdorur me rastin e festimit të vitit të ri.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “dhunë në familje”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat