Aksidentohet endacaku në Divjakë, makina largohet nga vendngjarja

Kronikë e zezë

Aksidentohet endacaku në Divjakë, makina largohet nga vendngjarja

Më: 4 mars 2024 Në ora: 00:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një endacak është përplasur nga një mjet në aksin rural  rrugor Grabjan-Tri urat në njësinë administrative Grabjan të bashkisë Divjakë.

Sipas burimeve, endacaku Flamur Merxheku 60 vjeç është aksidentuar nga një mjet, i cili pasi e ka përplasur është larguar nga vendngjarja.

Pasi është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes 60 vjeçari ndodhet jashte rrezikut për jetën pasi ka marrë ndihmën mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se mjeti që ka përplasur Merxhekun është tip furgoni,pasi në vendngjarje është gjetur një pasqyrë që mund të çojë në zbulimin e mjetit.

Policia ka nisur që të kqyri dhe kamerat e bizneseve në itinerarin që ka përshkruar mjeti për të hedhur dritë dhe për t'a identifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat