Një burrë në Prishtinë raporton në polici se është rrahur nga dy gra

Kronikë e zezë

Një burrë në Prishtinë raporton në polici se është rrahur nga dy gra

Më: 4 mars 2024 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Një burrë ka raportuar pranë Policisë së Kosovës së dy gra, pjesë e familjes së tij, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj tij.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, njëra nga to është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 03.03.2024, 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarat femra kosovare kanë ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj tij.

Lidhur me rastin është arrestuar njëra e dyshuar dhe e njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat