Mbrohet në heshtje zyrtari i gjendjes civile në Mamushë, gjashtë personave ua mundësoi kundërligjshëm fitimin e shtetësisë

Kronikë e zezë

Mbrohet në heshtje zyrtari i gjendjes civile në Mamushë, gjashtë personave ua mundësoi kundërligjshëm fitimin e shtetësisë

Më: 5 mars 2024 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dalë me detaje të reja në lidhje me rastin e zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunën e Mamushës M.S, i cili është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit – Prizren, gjatë muajit janar 2024, në rrugë operative ka pranuar informatën ku dyshohet se zyrtarë të gjendjes civile në Mamushë, janë të përfshirë në veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar’.

“Hetuesit policorë e kanë trajtuar informatën në koordinim me organet e drejtësisë. Me autorizim dhe udhëzime nga prokurori i çështjes, janë siguruar dëshmi relevante. Kështu, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari-zyrtar i gjendjes civile në Mamushë, gjatë vitit 2023 ka regjistruar në sistemin e gjendjes civile gjashtë persona në kundërshtim me ligjin”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje thuhet se veprimet e të dyshuarit kanë bërë që pa qenë fare personat në Kosovë dhe pa pasur të drejtë ligjore për ta fituar shtetësinë kosovare, fillimisht i ka regjistruar e me pas iu ka mundësuar fitimin e shtetësisë.

“Vetëm për një person është gjetur dosja, të cilin e ka regjistruar me datë 05.05.2023, ndërsa për personat tjerë dosjet e tyre nuk ekzistojnë fare. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa ka shfrytëzuar mundësinë ligjore dhe në këtë fazë është mbrojtur në heshtje. Pas konsultës me prokurorin, me Aktvendim mbi ndalimin, i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orëve”, bëhet e ditur në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat