Ky është 46-vjeçari që u kap me kokainë e heroinë në Gjilan, ja për çka dyshohet

Kronikë e zezë

Ky është 46-vjeçari që u kap me kokainë e heroinë në Gjilan, ja për çka dyshohet

Më: 6 mars 2024 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjilan, pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar sasi e substancave të dyshuara narkotike e armë ilegale. I dyshuari me urdhër të prokurorit, tashmë është dërguar në mbajtje.

Media raporton se i dyshuari është Avni Brestovci, 46-vjeçar.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit A.B., ku kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, heroinë, armë ilegale, fishekë, e gjësende tjera të kundërligjshme.

“Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

Substancë narkotike e dyshuar për kokainë – 244.8 gram,

Substancë narkotike e dyshuar për heroinë – 47.26 gram,

Dy (02) Revole Zoraki, dy karikatorë, 13 fishekë 7.65 dhe një fotrollë e armës,

Një (01)Pushkë ajrore – shurdhues artizanal,

Një (01) sëpate e vogël,

Gjashtë (06) thika,

Një (01) Elektroshok,

Një (01) Pako e cigareve me hapa,

9. Dy (02) peshore,

Katër (04)telefona celular,

Dy (02) folie të cilat shërbejnë për mbështjellje dhe tymosje,

Një (01) fishek të kalibrit 8.57,

Një dozë kokainë e gatshme për shitje,

Pluhur i bardhë i dyshuar (sode bikarbonat),

Shiringë,

Tableta,

Enë për tymosje te narkotikut,

Fishekë me gas,

Qese për paketim dhe kuti e zbrazët për ruajtje të narkotikëve”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat