Policia jep detaje për plagosjen në Lipjan, arrestohen tre të dyshuar

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për plagosjen në Lipjan, arrestohen tre të dyshuar

Më: 6 mars 2024 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të martën e pesë marsit në Lipjan.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se tre persona janë arrestuar të cilët dyshohet se janë të involvuar në këtë rast.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë teksa i njëjti po trajtohet në QKUK.

Policia e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Lipjan 05.03.2024 – 20:30. Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat