Arrestohet grupi që dyshohet se kreu vjedhje dy javë më parë në Skenderaj - të dyshuar edhe për raste tjera

Kronikë e zezë

Arrestohet grupi që dyshohet se kreu vjedhje dy javë më parë në Skenderaj - të dyshuar edhe për raste tjera

Më: 6 mars 2024 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese, e jo vetëm. Hajna herë të vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, madje edhe të rënda.

Cak i hajnave para dy javësh ishte edhe një person në fshatin Tërrnac të Skenderajt, të cilit iu vodh një traktor dhe furgoni i tij u zhvendos në një vend tjetër.

Burimet bëjnë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohen katër persona të dyshuar.

Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në pronat e të dyshuarve, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy automjete që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, si dhe disa prova tjera që mund të jenë relevante për këtë rast të vjedhjes, por edhe për raste tjera.

Sipas informacioneve, katër të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë edhe në raste tjera të vjedhjeve në gjithë vendin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve dhe të njëjtit do të hetohen për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat