Kushdo që e sheh këtë person, ta lajmërojë policinë

Kronikë e zezë

Kushdo që e sheh këtë person, ta lajmërojë policinë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për arrestimin e një personi, që dyshohet për vjedhje të kryer në janar të këtij viti.

Policia ka publikuar një fotografi të të dyshuarit dhe ka kërkuar që kushdo që ka informata që mund të çojnë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, ta kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin janar, 2024. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e PK’së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat