Prishtinë: Burri tenton ta sulmojë me thikë bashkëshorten, e ndalon vajza e tyre

Kronikë e zezë

Prishtinë: Burri tenton ta sulmojë me thikë bashkëshorten, e ndalon vajza e tyre

Më: 8 mars 2024 Në ora: 07:13
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur dje në një familje në rrugën “Hyrë Emini” në Prishtinë, ku një burrë po dyshohet se ka tentuar ta sulmojë bashkëshorten e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari i ishte vërsulur gruas për ta goditur me thikë, por fatmirësisht kishte ndërhyrë vajza e tyre.

Motivi i rastit, sipas informacioneve të para lidhet me një mosmarrëveshje momentale.

Rasti është denoncuar në Polici nga viktima, por i dyshuari ka arritur të ikë nga shtëpia dhe ende s’është kapur.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat