Istogasi ushtron dhunë ndaj djalit të tij të mitur, përfundon në ndalim policor

Kronikë e zezë

Istogasi ushtron dhunë ndaj djalit të tij të mitur, përfundon në ndalim policor

Më: 10 mars 2024 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Jo rrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit e tyre. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është revoltuar pasi i biri është përfshirë në një rast në shkollë dhe për këtë shkak ka ushtruar dhunë ndaj të miturit.

13-vjeçari ka pësuar lëndime trupore si pasojë e dhunës dhe i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë në prezencën e nënës së tij dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, ka dhënë dëshminë e tij para organeve të hetuesisë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar 47-vjeçarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat