Plagosen tre persona në Gjakovë, i dyshuari në kërkim

Kronikë e zezë

Plagosen tre persona në Gjakovë, i dyshuari në kërkim

Më: 10 mars 2024 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Tre persona janë plagosur në Gjakovë, mesnatën e së shtunës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli”.

Rasti u konfirmua edhe nga policia.

Zëdhënësi Sheremet Elezaj, tha se i dyshuari është në kërkim.

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor. Nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat