Ky është personi që sulmoi policët në veturën e Policisë në Gjilan, ishte arrestuar për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Ky është personi që sulmoi policët në veturën e Policisë në Gjilan, ishte arrestuar për dhunë në familje

Më: 10 mars 2024 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Esat Berisha” në Gjilan, ku një person i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Siç mëson media, bëhet fjalë për të dyshuarin Muhamed Ahmedi, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

I njëjti ishte arrestuar fillimisht për një rast të dhunës në familje dhe ishte shoqëruar në stacion policor, teksa rrugës i ka goditur dy policët në shenjë revolte. 

Pavarësisht pengesave, Policia e ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, i cili më pas është intervistuar nga hetuesit policorë.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjilan.

“Një i dyshuar m/k është arrestuar për arsye se derisa kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa po e transportonin për tretman mjekësor. I dyshuari paraprakisht ishte sjellë në stacion lidhur me një rast tjetër. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat