“Patentë shoferin ose e bëj hi atë vend”, ky është i dyshuari nga Peja që kërcënoi Policinë

Kronikë e zezë

“Patentë shoferin ose e bëj hi atë vend”, ky është i dyshuari nga Peja që kërcënoi Policinë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Pejë, ku një person u arrestua dhe përfundoi në ndalim.

Media ka mësuar se personi që po dyshohet se ka kanosur seriozisht Policinë në Pejë është Enis Morina, 34-vjeçar.

Burimet kanë bërë me dije se i dyshuari i kishte kërcënuar zyrtarët policorë përmes telefonit, duke i akuzuar se padrejtësisht ia kanë sekuestruar patentë shoferin, duke i paralajmëruar se nëse nuk e merr këtë dokument, “hi e bëj atë vend”.

Thirrjet e tij kanë aktivizuar Policinë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku as aty nuk i ka ndalur kanosjet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat