Vetura godet një 16-vjeçar në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vetura godet një 16-vjeçar në Ferizaj

Më: 12 mars 2024 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Një 16-vjeçar në Ferizaj është goditur nga vetura në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se 16-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Rreth orës 12:00 në rrugën magjiatrale Ferizaj-Prishtinë saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni , ku një veturë ka goditur një këmbësor 16 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”.

“Ekipe të policisë së komunikacionit rrugor kanë në vendin e ngjarjes, të cilët po e hetojnë rastin”, thuhet tutje në konfirmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat