Postoi foto me armë në rrjetet sociale, intervistohet burri nga Podujeva

Kronikë e zezë

Postoi foto me armë në rrjetet sociale, intervistohet burri nga Podujeva

Më: 13 mars 2024 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Është intervistuar nga Policia e Kosovës një burrë në Podujevë, pasi i njëjti kishte publikuar fotografi me armë zjarri në rrjetet sociale.

I dyshuari pas intervistimit nga prokurori është liruar në procedurë të rregullt.

“Podujevë / 12.03.2024-15:50. Pas publikimit të disa fotografive me armë zjarri në rrjetet sociale, është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar ndërsa me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e tij por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat